Teksti Gold Ag - Mbahu



Teksti Gold Ag - Mbahu

Rrugt e lugines frik e trishtim 
mbetem n'mjerim hallin tem vlla ma din 
qou shqipni kqyr qa ban vaki 
se ma rrethun presheven plot tanke e ushtri 
zemra dushmonve kurr se diti mshiren 
naj vrajten djemt po jo edhe deshiren 
i vrajten shum t'ri lan nana me lot 
zemra ka me ba herdo kur goja qka thote 
eh moj lugin kush ma mir hallin ta kan 
kush t'don me zemer per ty deken e vran 
ishalla don zoti bashkohum o shqiptar 
se desim teton per ni flamur kombetar 
ti kallxojm krejt botes e qenve t'sllobodanit 
ni shqiptari jam kan mi dal zot vatanit 
po dhelprat dinake neper mengjese kur vin 
mledhen pak si shum se a kthehen nuk e din, 

Refreni

a ka zemer qe nuk qan kur digjet lugina 
po vjen shkupi me tiran n'kam qohet prishtina 
mbahu presheva ime pash dhimbjet e mia 
neper shekuj sa shum trima lindi historia 


le t'mban kjo shkini sado frike e panik 
se ktu na ka fal zoti e njet se kem me ik 
kjo eshte politik qe kejtve naj han mishin 
se s'paska rahati pa ja dridh niher nishin 
t'du oj preshev si kastriotin kruja 
e kange per ty knoj bash si beqa e muja 
e dita kur i vjen me pri per fitore 
e me ba realitet ate anderr shekullore 
nje anderr qe ma deshti edhe baba e gjyshi 
po shkijet mi morren kta msone mos e dishi 
jom qaj qe neper shekuj m'ka perplas historija 

kshtu qe dej t'kom ymer luftoj n'troje t'mia 
mbahu preshevar qysh u mbajte o burr 
trathtia na ndajti se na su ndajtem kurr 
lsho mshire o zot ma forco kombin tem 
se des e jetoj per ty presheva jem, 

Refreni

a ka zemer qe nuk qan kur digjet lugina 
po vjen shkupi me tiran n'kam qohet prishtina 
mbahu presheva ime pash dhimbjet e mia 
neper shekuj sa shum trima lindi historia, 

verse: 
mes nje aksioni plitseve ne oren 7 te mengjesit 

ushtria serbe ka hequr lapidarin e deshmorve te UQPMB-se ne qender te presheves, 

Refreni 2x

a ka zemer qe nuk qan kur digjet lugina 
po vjen shkupi me tiran n'kam qohet prishtina 
mbahu presheva ime pash dhimbjet e mia 
neper shekuj sa shum trima lindi historia.